Saturday, July 27, 2024
spot_img

Pse Einxhel Shkira mungoi në festën e fundit familjare të Dj Dagz?

- Advertisement -..

Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz kanë qenë të pandarë që kur kanë dalë nga “Big Brother VIP”. Për këtë arsye mungesa e moderatores në ditëlindjen e babait të Dj ngriti dyshime te një pjesë e publikut.

Nisur kjo edhe nga fakti se kur mamaja e Dagz festoi ditëlindjen pak ditë më parë e pranishme ishte edhe Einxhel. Motra e Dagzit, Aurora Gumnishta postoi në rrjetet sociale një foto ku uroi të ëmën e saj dhe video nga ambient i lokalit. Pjesë e tyre ishte dhe moderatorja.

Mirëpo, pavarësisht se lidhja e Einxhel dhe Dagz po shkon mësë miri, kjo nuk do të thotë se ata do jenë bashkë në çdo rast. Dagz postoi dje në rrjetet sociale foto nga festa e ditëlindjes së babait por mori vëmendje mungesa e moderatores.

Në profilin e saj Einxhel nuk ka asnjë postim në 24 orët e fundit:

Por megjithatë ajo ka komentuar në postimin e Dagz duke shkruar: “Ju dua” e duke i dhënë fund çdo keqkuptimi që mund të krijohej. Ndoshta ka patur angazhime, ndoshta nuk ka patur mundësi të udhëtojë drejt Kosovës…arsyen e mungesës së Einxhel nuk e dimë. Me siguri mund të themi se pas saj nuk fshihet asgjë serioze.

Pak kohë më parë Einxhel tregoi në një intervistë se po mendon të ketë një fëmijë. Sipas saj ajo tashmë ka kohën e duhur dhe nuk dëshiron që të gjithë energjinë e saj ta fokusoj vetëm tek karriera. Ajo shtoi se dhe Dagz dëshiron diçka të tillë dhe se do të jenë prindër shumë të hapur për fëmijën e tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X