Saturday, July 27, 2024
spot_img

Publikohen fotot e Nicola Peltz nuse dhe fustani na la pa fjalë

- Advertisement -..

Nicola Peltz u kurorëzua të shtunën, më 9 prill, me Brooklyn Beckham në Florida.

Aktorja 27-vjeçare kishte zbuluar disa detaje të fustanit të saj të nusërisë përpara dasmës, duke treguar se Pierpaolo Piccioli i Valentino-s është truri pas veshjes së saj, por fustani ishte më spektakolar nga ç’kishim menduar!

Nicola veshi një fustan mahnitës me një dekolte katrore, të ngushtë në bel, me një bisht të gjatë dhe një vello të qëndisur. Ajo e kombinoi me doreza elegante dantelle dhe këpucë me majë katrore.

Fotografitë e publikuara nga Vogue tregojnë se fustani i Nicola-s kishte një dizajn të guximshëm me kurriz të hapur dhe me një fjongo sateni të madhe. Aktorja zgjodhi një kapje të thjeshtë për flokët duke i qëndruar besnike stilit elegant.

Çifti tha ‘po’ para miqve dhe familjes së tyre, përfshirë prindërit e Brooklyn-it, David dhe Victoria Beckham, vëllezërit e motrat e tij Romeo, Cruz dhe Harper, si dhe miqtë e familjes si Eva Longoria, Gordon Ramsay e shumë të tjerë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X