Megan Fox hodhi idenë për të hapur një llogari në aplikacionin për të rritur ‘OnlyFans’ me Kourtney Kardashian teksa postoi disa foto nga prapaskenat e fotosesionit të tyre për ‘Skims’ vitin e kaluar.
“Prapaskena nga Skims me Kourtney”, postoi Megan, në mbishkrim duke shtuar: “A duhet të hapim një OnlyFans?”
Fotoja e parë tregon Kourtney-n të përkulur në dysheme në një pjesë të dukshme përkrah Megan.
Në fotografinë tjetër, Megan ishte e ulur një tualet me Kourtney në prehrin e saj. Dy yjet e njohur u shafqën në poza mjaft sensuale, Megan vendosi duart në shpinën dhe këmbën e Kourtneyt.
Fotoja e tretë dhe e fundit i tregoi ata duke pozuar të shtrira në tokë.
Imazhet dukej se ishin nga xhirimet në të cilat gratë e njohura morën pjesë vitin e kaluar për markën e veshjeve të Kim Kardashian SKIMS.
“Më pëlqen që Skims me të vërtetë e kupton atë që gratë duan të veshin dhe se ato duan të ndihen seksi, të sigurta dhe të fuqizuara”, tha Megan në një deklaratë për shtyp në atë kohë.
“Më pëlqeu të isha në këtë fushatë me Kourtney, ne u argëtuam shumë duke xhiruar së bashku”- shtoi ajo.
Nga ana tjetër, dyshja po shijojnë jetën me partnerët e tyre.
Megan është fejuar me Machine Gun Kelly që nga tetori i vitit 2021, ndërsa Kourtney së fundmi u martua me bateristin e Blink-182, Travis Barker.