Situata mes Jack Harlow dhe Dua Lipa do vazhdojë gjatë dhe tashmë është bërë kryefjalë e mediave.
Pasi videoja e shkurtër disa-sekondëshe e Jack Harlow ku këndonte “Dua të bëj diçka më shumë se një bashkëpunim me Dua Lipën” kjo e fundit publikoi një video në TikTok që e shoqëroi me këngën “First Class” të reperit. E veshur me një kostum rozë shumë elegant Dua shkroi: “Inatçinjtë do thonë se nuk është Met Gala After Party”. Brenda pak minutash videoja mori mijëra komente teksa më vonë u zhduk nga profili i saj.
Mirëpo, e gjitha e ka një shpjegim. Dua ka reaguar përmes një statusi në Instastory ku shprehet se llogaria e saj në TikTok është vjedhur. “Llogaria ime në Tik Tok është vjedhur. Unë as nuk e përdor fare atë gjë, kështu që gjithçka që shihni të postohet, nuk është nga unë.”- ka sqaruar ajo. Edhe kjo deklaratë e saj u shoqërua me shumë polemika dhe njerëzit janë ndarë në dy kampe: ata që e besojnë dhe ata që thonë se Dua po justifikohet.
Ndërkohë, Jack ka publikuar albumin e plotë dhe këngën me titull “Dua Lipa”. Përmes saj ai ka shprehur gjithë dashurinë për yllin e popit. “Dua Lipa, po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një bashkëpunim”. Duke u mburrur për trupin e tij( shoqëruar me një vlerësim për trajnerin e tij personal dhe bashkëpunimin me Kanye West), ai i lutet Dua të marrë parasysh famën e tyre. “I kam shitur bodrumet, le të bëjmë arena”, thotë ai. Se si do shkojë raporti mes tyre mbetet për tu parë teksa gjithë sytë janë nga ata.
Historia po bëhet interesante.