Wednesday, February 19, 2025
spot_img

Puthje dhe përqafime mes Eglit dhe Gjestit, pas ditëve të ftohta mes tyre

- Advertisement -..

Pas disa ditësh distancë mes tyre, Gjesti dhe Egli janë parë sërish shumë të afërt, duke lënë pas tensionet e fundit.Në një moment të ëmbël mes tyre, Egli i afrohet Gjesti dhe i thotë me përzemërsi: “Eja të të përqafoj, më ka marrë malli pas gjithë kësaj kohe”.

Gjesti buzëqesh dhe pa hezitim e përqafon Eglin, duke treguar se lidhja mes tyre mbetet e fortë. Pas përqafimit, Egli shprehet me humor: “Po të putha pas qafë, bëhesh nevrik, se kështu thonë në Shqipëri”.

Gjesti, duke mos e humbur rastin për të kundërshtuar me stilin e tij të veçantë, i përgjigjet: “Llafe të plakave”

Por, në një kthesë të papritur, ai e puth Eglin pas qafe, duke i dhuruar asaj një moment të papritur dashamirësie.

Egli, e lumtur, reagon menjëherë: “Ta ha zemrën, më ka marrë shumë malli”.

Ndërkohë, Gjesti i afrohet dhe i peshpërit diçka në vesh, derisa dëgjohet një zë që i paralajmëron: “Gjesti, kujdes mikrofonin”.

Pas kësaj, dyshja shpërthejnë në të qeshura, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e tyre të ngushtë dhe atmosferën pozitive mes tyre.

Ky moment ka bërë që fansat e tyre të emocionohen dhe të diskutojnë për afrimin e tyre të papritur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X