Sunday, December 8, 2024
spot_img

Puthje e përqafime në shi/ Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë. Çifti sjell kartolinën e ëmbël nga New York-u 

- Advertisement -..

Partnerë në punë, në jetë e sikur të mos mjaftonte kjo ato kanë lindur edhe në të njëjtën datë. Bëhet fjalë për çiftin e njohur të showbizit tonë, Arbana Osmanin dhe Eduard Grishaj.

Dyshja sot festojnë ditëlindjen dhe nuk kanë munguar fotot plotë dashuri e dedikimet e veçanta në rrjetet sociale. Moderatorja e njohur ka postuar një foto të sajën me partnerin. “Aty ku krijohen ëndrrat”,- ka shkruar ajo si poshtëshkrim të postit.

Më tej Arbana ka ripostuar të njëjtën foto në story, ku i uron ditëlindjen Eduartit. “Gëzuar ditëlindjen”, – shkruan moderatorja duke e shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe.

Nga ana tjetër regjisori mesa duket ka preferuar që urimin t’ja bëjë privatisht partneres së tij. Në ndryshim nga Arbana ai ka postuar vetëm një foto të tijën.

Çifti kanë zgjedhur që këtë ditëlindje ta festojnë në New York, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X