Fedra Oded Gaxiola Orozco, 24 vjeçe, u qëllua për vdekje mëngjesin e djeshëm teksa ndodhej në makinën e saj Mercedes Benz, jashtë palestrës Hardcore Fitness Gym në Tijuana, Meksikë.
Orozco, e njohur për postimet e saj të shpeshta lidhur me aktivitetet e stërvitjes, më së shumti në rrjetin social TikTok, humbi jetën pasi një person i panjohur e qëlloi disa herë nga jashtë xhamit të makinës dhe më pas iku nga vendngjarja.
Pavarësisht se u transportua menjëherë në spital, Orozco nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Prokurori Miguel Ángel Gaxiola Rodríguez njoftoi se sulmuesi veproi i vetëm dhe vrasja ishte e qëllimshme, me Orozcon si shënjestër të drejtpërdrejtë.
Hetimet për gjetjen e autorit të krimit janë duke vazhduar.