Aktori i njohur Bes Kallaku, ka bërë dedikimin e ëmbël me rastin e ditëlindjes së djalit të tij Amen, i cili bën një vjeç ditën e sotme.
Teksa postimin e ka shoqëruar me disa fjalë të ndjera ai i ka bërë dhuratë Amen-it një bibël dhe i thotë se përveç Perëndisë askush tjetër nuk mund t’ja mësojë udhën e drejtë.
Postimi
Amen, biri im!
Ne ditelindjen tende te pare, po te dhuroj ate qe duhet te kerkosh ne fillim, mbreterine e Perendise.
Askush ne jete nuk do te ta mesoje udhen, te verteten dhe jeten me shume se sa ky liber, me shume se sa fjala e Perendise.
Gjithcka qe do kerkosh dhe do pyesesh, cdo pergjigje do e gjesh ketu.
Do kuptosh perulesine dhe dashurine e mbi te gjitha perjetsine.
Duaji te gjithe ata qe ke afer, sidomos ata qe do te rrine afer ne momentet e veshtira. Jep dashuri ne jete, e vetmja gje qe do te te afroje me Zotin.
Do kuptosh se fuqia e jetes edhe vdekjes gjendet vetem ne gjuhen tende e ne fjalen tende.
Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastertia e ushqimit por cdo fjale qe del nga goja e tij. Qofsh i embel mjalt, sic je, sic jeni bashke me Ajken. J’u dua! Urime 1-vjetorin loku im i vogel.
Kujtojmë që Amen dhe Ajka, janë fëmijët e Bes Kallakut nga martesa me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën aktori u divorcua pak kohë më parë.