Thursday, November 7, 2024
spot_img

Ra nga ballkoni i hotelit ku gjeti dhe vdekjen! Pas 3 javësh, trupi i këngëtarit të “One Direction” kthehet në Mbretërinë e Bashkuar

- Advertisement -..

Trupi i Liam Payne do të dërgohet në Mbretërinë e Bashkuar. Ylli i One Direction vdiq në një hotel në Buenos Aires, Argjentinë, muajin e kaluar. Ai ishte duke qëndruar në hotelin CasaSur Palermo kur u rrëzua nga ballkoni i dhomës së tij të katit të tretë. Rezultatet paraprake të një autopsie treguan se ai pësoi ‘trauma të shumta’ për shkak të incidentit tragjik të 16 tetorit.

Trupi i tij u mbajt në Argjentinë që atëherë, ndërsa autoritetet kryen teste të njëpasnjëshme.

Babai i Payne, Geoff, udhëtoi për në kryeqytetin argjentinas pas vdekjes së djalit të tij.

Prokurori publik Andrés Madrea i tha BBC-së se trupi i këngëtarit të ndjerë iu dha familjes së tij të mërkurën, më 6 tetor. Kjo do të thotë se tani mund të kthehet në Britani.

Zyra e Prokurorit Publik në Argjentinë tha se po vazhdon të hetojë rrethanat rreth vdekjes. Ish- ylli i ITV The X Factor kishte qëndruar në atë vend me të dashurën Kate Cassidy.

Kate tregoi se u kthye vetëm në shtëpinë e saj në Florida, ndërsa Payne qëndroi në Buenos Aires. Në një deklaratë, familja e Payne tha se ishin ‘zemërthyer’.

Liam do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona dhe ne do ta kujtojmë për shpirtin e tij të sjellshëm, qesharak dhe të guximshëm”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X