Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Reagimi i Dafina Zeqirit pasi i ngacmojnë të dashurin!

- Advertisement -..

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë shndërruar në një nga çiftet më të pëlqyera të publikut.

Së fundmi ka qenë këngëtari tjetër, Ylli Limani, i cili e ka provokuar Dafinën. Në videon e postuar në Instagram Ylli i thotë se partneri i saj ka flirtuar me recepsionisten. Dafina nuk ngurron aspak dhe i kthehet-“Pse po rren?”
Mesa duket marrëdhënia e tyre vazhdon më e fortë se kurrë.
Edhe pse Ylli ka insistuar në rrengun e ti kjo nuk është asgje për Dafinën.
Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës.
Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.
Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.
Së fundmi janë shtuar dyshimet se dyshja e famshme është gati për të hedhur hapin e madh në lidhjen e tyre.
Dafina ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me DJ Geek ndërsa ka shkruar: “I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X