Friday, March 21, 2025
spot_img

Reagon Dafina Zeqiri pas kritikave për performancat gjatë shtatzanisë!

- Advertisement -..

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht ndaj kritikave që ka marrë për faktin se po vazhdon të performojë edhe gjatë periudhës së shtatzënisë.

Në një postim në InstaStory, ajo ndau një fotografi me barkun e rrumbullakosur, të cilën e shoqëroi me një mesazh të fuqishëm, duke sqaruar arsyen pse vazhdon të jetë aktive në skenë pavarësisht gjendjes së saj.

“Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua – më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit”, ka shkruar ajo.

Dafina theksoi se për të muzika nuk është thjesht një profesion, por një pasion i pastër që e ka ndjekur që nga fëmijëria.

“E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde”, ka shtuar ajo.

Në mesazhin e saj, këngëtarja nuk ngurroi të kritikojë edhe perceptimet e gabuar ndaj grave që vazhdojnë të punojnë gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se shpesh janë burrat ata që nuk e kuptojnë këtë forcë të jashtëzakonshme.

“Fatkeqësisht, disa njerëz – sidomos disa burra – nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa gjumë.

Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie”, përfundoi Dafina.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X