Saturday, July 20, 2024
spot_img

Reagon Elton Tozaj, ish banori i Big Brother pas lajmit e “arrestit me burg”

- Advertisement -..

Nje lajm qe po qarkullon shume se fundmi eshte akuza per arrest me burg nga gjyqtari Gjergj Ceka i ish banorit te Big Brother Vip 6 Elton Tozaj me pretendimin te mashtrimit te disa njerezve.

Por ish banori ka reaguar ashper duke ndar me publikun fakte dhe akuza per drejtesine e tij.

Reagimi i Elton Tozaj:

Prokurori në fjale zoti Gjergji Ceka i cili ka 2 vite që ka shkelur çdo afat ligjor për të çuar marrëdhënien time të biznesit në seancë paraprake, i cili ka shkelur çdo mënyrë komunikimi, pas denoncimit tim në emision investigativ Stop ka vendosur të hakmerret duke bërë të tilla njoftime! Zoti Ceka është kallëzuar dhe pranë ILD për shkelje flagrante!

Për të brezlëshuar ato që ka bërë, kërkon të shfajësohet me këto gjera! E ftoj publikisht zotin Ceka të vij të përballet në gjykate bashke me Mua dhe mos të beje letra anonime!

PROKURORIA, AKUZAT NDAJ ELTON TOZAJT

Nga ana tjetër, Prokuroria e Korçës me anë të një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të Elton Tozajt. Këtë të fundit e cilëson si ‘mashtrues përsëritës’, ndërkohë që sjell dhe një denoncim në adresë të tij.

“Prokuroria Korçë kërkon ‘Arrest në burg’ për mashtruesin përsëritës, shtetasin Elton Tozaj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kërkon masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal për shtetasin Elton Tozaj për veprën penale të ‘Mashtrimit’.

Kërkesa vjen në kuadër të procedimit penal nr.496 të vitit 2022, në bazë të kallëzimit penal të bërë ndaj shtetasit Elton Tozaj, se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një Iphone 13 pro max një Laptop i markës “I Mac” si dhe një shumë prej 700 euro.

Denoncuesi ka deklaruar se familja e tij ka një restorant në fshatin Boboshticë ku shtetasi Elton Tozaj ka qenë klient i zakonshëm i restorantit. Pas një njohje disa vjeçare, shtetasi Elton Tozaj shprehej se kishte njohje në ministri, bashki, etj dhe kishte shumë njohje që e mundësonin të kishte akses edhe në tendera. Pasi i thotë që të marrin pjesë në tender, shtetasi Elton Tozaj u ka thënë se i duhej një aparat celular i markës “Iphone 13 Pro Max” dhe nje laptop “I Mac” dhe këto dy pajisje do ishin si mostër për tenderin.

Që në momentin që mori pajisjet me këtë shtetas nuk ka pasur kontakt për rreth disa ditë pasi u zhduk dhe nuk përgjigjej. Më pas vazhdonin justifikime që po vonohet ajo e bankës, po vonohet thesari, etj. Për të siguruar lekët, shtetasi Elton Tozaj tha se duhej një numër NIPT, dhe për këtë duheshin 150 000 lekë të reja për të hapur NIPT-in dhe ai mund ta realizonte me gjysmën e shumës, 75 000 mijë lekë të reja.

Nga dëshmia e penalitetit e siguruar nga Prokuroria e Korçës, shtetasi Elton Tozaj rezulton i dënuar më datë 22.02.2008 nga Gjykata e Tiranës, e cila e ka deklaruar fajtor për veprën penale të “Mashtrimit” me 3 muaj burgim aktualisht i rehabilituar. Ky shtetas rezulton fajtor me vendim gjykate më 2016 për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Mashtrimi”, i dënuar me 4 vjet burgim. Po kështu, më 2017 nga Gjykata e Lezhës është deklaruar fajtor për veprën penale “Mashtrimi” dhe është dënuar me 200000 lekë gjobë, etj.

Aktualisht, ky shtetas ka një procedim penal në Prokurorinë Tiranë po për Veprën penale “Mashtrimi” dhe është në proces hetimi. Ndërkohë ka në ngarkim edhe procedime penale për raste të tjera mashtrimi.

Bazuar sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkon masën e sigurisë ‘Arrest me burg’”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë së Korçës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X