Pas më shumë se 100 ditësh në shtëpinë më të famshme në vend, Gjesti është shpallur fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke rrëmbyer zemrat e publikut me rrugëtimin e tij emocional dhe të sinqertë.
Menjëherë pas fitores së madhe, ai ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë garë të gjatë.
Përmes një videoje të postuar në ‘Instagram’, Gjesti është shprehur i emocionuar për përkrahjen e madhe që ka marrë.
“Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim! Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin tuaj. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ju… Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me mua!”, ka shkruar ai.