Saturday, July 27, 2024
spot_img

Real Madrid-Liverpul nën ritmin latin, këngëtarja me famë botërore do të performojë në finalen e “Champions”-it

- Advertisement -..

Ceremonia hapëse e finales së Ligës së Kampionëve është kthyer në një traditë nga sponsori kryesor i saj, “Pepsi”, i cili gjithmonë fton këngëtarë me famë botërore për të performuar në përpara fillimit të ndeshjes.

Kësaj radhe, “Pepsi” ka zgjedhur këngëtaren nga Kuba, Camila Cabello, për të ndezur skenën e Parisit përpara sfidës Real Madrid-Liverpul.

Me anë të një postimi në Instagram-in e saj, Cabello shkruan: “Jam e emocionuar që do të performojë në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve e mundësuar nga Pepsi. Kam shumë surpriza për ju”.

Kujtojmë që në vitet e mëparshme, performuesit në ceremoninë hapëse kanë qenë: Marshmello, Selena Gomez, Imagine Dragons, Dua Lipa, Black Eyed Peas etj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X