Friday, December 6, 2024
spot_img

RECETA ME MISH PULE SIPAS SHENJAVE TE HOROSKOPIT

- Advertisement -..

DASHI – PULË ME ARRË KOKOSI

Dashi gjithë pasion dhe guxim, ka nevojë për një recetë që i sfidon ata. Diçka e re dhe interesante që ata nuk e kanë bërë më parë. Kjo është arsyeja pse ata duhet të provojnë pulën e pjekur me qumësht arre kokosi. Pulë me qumështin e arrës së kokosit do t’ju impresionojë me shijen e saj.

DEMI – FILETO PULE ME PARMIGIANO

Demit, praktik, i duhet një recetë që ata të mund ta bëjnë me sytë mbyllur dhe ta ripërgatisin herë pas here . Kjo është arsyeja pse Demi gjatë gjithë kohës preferon fileto pule me parmigiano.

BINJAKËT – SALCË ME FILETO PULE

Ju kurrë nuk do e dini saktësisht se çfarë të prisni kur hani darkë me një Binjak. Ata janë të shoqërueshëm dhe të ngrohtë, dhe pak sekonda më pas, ata bëhen introvertë dhe të largët. Kjo është arsyeja pse ata dëshirojnë receta që janë të lakueshme. Kjo është arsyeja pse kjo salcë me pulë është recetë e përsosur për binjakët. Ju mund të shtoni pulën tek taco-t ose në një sallatë, ose të dyja bashkë, ose çfarë ti hahet për momentin.

GAFORRE – SUPË PULE 

Gaforret e melankolikë dhe të ndjeshëm kërkojnë receta ngushëlluese në kuzhinë. Dhe çfarë është më ngushëlluese se supë pule? Sigurisht që asgjë tjetër.

LUANI – FILETO PULE ME VERË TË KUQE

Luani i gjallë dhe I sigurt, është gjithmonë rreth recetave të veçanta dhe shijeve befasuese. Dhe sigurisht fileto pule e shuajtur me verë është receta perfekte për një darkë fundjave.

VIRGJËRESHA – FILETO PULE ME DJATHË DHE SPINAQ 

Virgjëreshat thellësisht analitike dhe punëtore nuk kanë ndërmend që të ndërmarrin sfida në kuzhinë. Filetot e pulës të mbushur me djathë dhe spinaq janë super mbresëlënëse për tu shërbyer mysafirëve, pavarësisht se duken më të komplikuara se sa janë në të vërtet.

PESHORJA – FILETO PULE ME MJALT DHE PATATE TË ËMBLA

Peshorja e dashur dhe diplomatike ka nevojë për një recetë të pulës që është e balancuar. Jo shumë e lehtë, jo shumë djegëse dhe jo shumë e ëmbël. Kjo është arsyeja pse receta për fileto pule me mjaltë dhe patate të ëmbëla është ideale për këtë shenjë yll. Është pak pikante, por e balancuar me mjalt.

AKREPI – PULË E SKUQUR

Akrepi sharmant, ka nevojë për një recetë pule që do ti pëlqente të gjithëve. Dhe kush nuk I pëlqen kofshët e pjekura të pulës? Kush nuk di ti bëjë?!

SHIGJETARI – SUFLLAQE

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë yjesh janë të dyja extrovert dhe kurioz. Për darkë, ata meritojnë një recetë që i merr ata në një aventurë, dhe kjo është arsyeja pse kjo fileto pule souvlaki është një recetë fiks për Shigjetarët. Lëreni shijen tuaj të udhëtojë në Greqi për 30 minuta ose më pak.

BRICJAPI – PULË ME PILAF

Bricjapët e mençur dhe kokëfortë meritojnë një recetë pule që do t’i ndihmojë ata gjatë javës së ardhshme. Kjo është arsyeja pse kjo pulë me oriz të pjekur është e mrekullueshme për këtë shenjë yjesh. Është një recetë klasike dhe nuk është shumë e vështirë.

UJORI – PULË ME PATËLLXHAN DHE KOPËR

Komunikues dhe inteligjentë, Ujorët vdesin të gjejnë diçka të zgjuar në recetë. Ata përdorin një ‘mashtrim” ose hile që recetat ti dalin sa më të shijshme dhe të gatuhen sa më shpejtë. Kjo recetë mund të jetë pulë me patëllxhan dhe kopër, ose duke pjekur pulën I hedhin lëng turshie që të dali një kryevepër e butë.

PESHQIT- PULE ME MUSTARDE

Njerëzit nën këtë shenjë yjesh janë romantikët plot me zemër, dhe ata dëshirojnë receta që janë po aq të ndjera sa dhe ata. Kjo recetë për pulë me mustardë do ti bënte të ndiheshin sikur po ecnin në qytetin e ëndrrave.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X