Aktori Donald Veshaj ka prezantuar me ndjekësit e tij në Instagram me dy gjyshërit, të cilët refuzuan ta takojnë atë kur ishte ende pjesë e BBV.
Përmes disa postimeve në Instastory, Donaldi ka treguar se ndodhet me gjyshërit e tij, ku krahas disa fotove shkruan: “Me ju jam gjithmonë fëmijë.”
Më tej ai ka postuar edhe disa video për të qeshur ku aktori pyet gjyshërit e tij nëse duhet ta marrë diplomën apo të nisë një shkollë tjetër.
Biseda:
Donaldi: Atë diplomën ta marr apo ç’e dua?
Gjyshi: Çfarë diplome?
Donaldi: Diplomën e shkollës. Apo të nis një shkollë tjetër?
Gjyshi: Merre more. Ta kishe marrur… Po pse do ta lësh ore, budalla je ti?
Teksa ishte ende brenda shtëpisë së BBV, Donaldi mori një mesazh nga gjyshërit e tij, të cilët nuk shkuan ta takonin në program.
“I dashur nipi jonë Donald, të përshëndesim nga Vlora gjyshërit Bajram dhe Lumturia te duam shumë me ty ndihemi krenarë,” tha gjyshi i Donaldit.
Pas përfundimit të mesazhit, moderatorja Arbana Osmani e pyeti Donaldit nëse e di se përse nuk erdhën ta takonin, Donaldi i përlotur u shpreh se ndoshta nuk kishin ardhur për shkak të emocioneve mirëpo moderatorja i tregoi se ata kishin një frikë tjetër.
“Jo, kishin hallë se mos i’u vidhnin shtëpinë…” tha Arbana.
“Në fakt Arban, kjo luftë që ata nuk vijnë tek ne, natën e vitit të ri në Tiranë, thonë kemi frik se na vjedhin shtëpinë….” tha Donaldi.