Një nga aktoret më të famshme të Turqisë, Ebru Şahin, i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo u kurorëzua dje me të dashurin e saj, basketbollistin e Cleveland Cavaliers, Cedi Osman.
Kurorëzimi dhe festa zunë vend në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku është dhe vendlindja e Cedit.
Festa u mbajt me një varkë në liqen, ku çifti me të ftuarit u argëtuan edhe me muzikë shqipe.
Një video e shpërndarë në rrjete sociale na tregon një moment kur çifti mes të ftuarish po vallëzonte me këngën “Sa e bukur na ka dalë nusja”.
Aktorja është e njohur për rolin e saj në serialin “Hercai”.
Pas pushimit të tyre në Ohër dhe përreth tij, ata planifikojnë të bëjnë një dasmë më të madhe në Çeshme.