Ledri Vula në një rrëfim të rrallë ka folur për fillimet e karrierës së tij muzikore duke kujtuar gabimet, mësimet dhe sukseset e tij.
I ftuar në “A Night”, Ledri Vula rrëfeu hapat e parë të karrierës në muzikë, kur ishte pjesë e grupit “Skillz”
“Jam njohur me Lumin, Viganin, Skivin. Në atë kohë mundësitë kanë qenë shumë të vogla për të bërë një këngë vetë. Ka qenë më ‘in’ të ishim grup. Kaq e thjeshtë ka qenë. 5 minutat e para të famës më është dukur sikur nuk kam shkelur në tokë. Kënga e dytë menjëherë ka qenë dështim, më dha një shuplakë të bukur. Prej asaj dite jam me këmbë në tokë, edhe falenderues për secilin sukses që vjen.”- tha reperi.
Nga grup në solo, Ledri rrëfeu emocionet dhe kujtimet e këtij procesi.
“Prej ndarjes së “Skillz”, nëse mund ta quaj, sepse nuk ka qenë ndarje, unë e kam ditur që do shkoj në studio të bëj këngë, nuk do ndalesha të shkruaj. Por edhe kam menduar a të kthehem. Ka qenë një periudhë prej më të vështirave deri te më e mira. Para këngës “100 Probleme”, nuk kisha çfarë të humbja. Doja ta bëja vetëm për qejf. Më pas gjithçka ndryshoi. Ky ndoshta ka qenë momenti kryesor në karrierë.”– tregoi Ledri.
Duke u kthyer pas në fëmijërinë e tij, reperi tregoi se kur ka qenë i vogël dëgjonte Tupac. Madje duke u ndalur në një rast specifik, ai rrëfeu se mamaja e tij e ka gjetur duke dëgjuar këngën e Tupac, “Hit ‘em Up”
“Nënat janë gjithmonë më kritike sidomos për djalin, por kurrë nuk më ka ndaluar të bëj diçka, edhe në muzikë më ka nxënë në dhomë duke dëgju këngën e Tupac ‘Hit them up’ që është një këngë diss edhe tu u dal prej knej, se çfarë muzike jam duke dëgju dhe të nesërmen i kam treguar një këngë me tekstin më të bukur të Tupac ‘Changes’ që nuk është vetëm ana negative por ka edhe na pozitive, rrepi mund të bëhet edhe në mënyrë poztive. Ai ka qenë momenti që më ka lënë me e dëgju si muzikë dhe më ka thënë që bën. Kjo ka qenë pjesa që ka ndiku në tekste, se unë s’kam sharë në tekste apo kam përdor fjalë të pista”, tha Ledri.