Sunday, December 8, 2024
spot_img

Reperi me origjinë shqiptare tregon si refuzoi rolin në “Euphoria”: Donin të isha shpërndarës droge që shkonte me të miturat

- Advertisement -..

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Ariyan Arslani është shumë popullore në SHBA por edhe në vendin tonë. I njohur gjithashtu si ‘Bam Bam Baklava’, ai lindi në New York nga një baba shqiptar dhe një nënë hebre. 

Duket se Bronson i bën të gjitha, reper, kuzhinier, aktor… Por, ai ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një rol që i është propozuar nga “Euphoria”.

Pas publikimit të albumit të tij më të fundit, ‘Cocodrillo Turbo’, Bronson foli me ‘Complex’ për perspektivat e tij të aktrimit, një prej të cilave përfshinte dramën hit të adoleshentëve në HBO. Bronson tha se shkoi në audicion dhe madje iu ofrua një rol, megjithatë, ai përfundimisht e refuzoi atë.

Ata donin që unë të luaja një shpërndarës droge që po shkonte me vajzat e shkollës së mesme,”-tha Bronson. “Action Bronson nuk e bën këtë, vëlla.”- u shpreh ai duke zbuluar arsyen se përse e refuzoi rolin.

Roli në fjalë më së shumti përputhet me përshkrimin e Fezco-s, i cili interpretohet nga Angus Cloud. Për më tepër, Bronson zbuloi se kishte marrë pjesë në audicion për ‘Uncut Gems’, por pranoi se nuk ndihej i sigurt për audicionin e tij. “Ata donin që unë të isha djaloshi pranë personit kryesor, rusit,” tha Bronson.

Bronson është shfaqur në filma si ‘The King Of Staten Island’ dhe ‘The Irishman’, por, ende nuk ka luajtur një rol kryesor në asnjë projekt filmik. Megjithatë, ai është mësuar me kamerat përmes shfaqjes së tij të gatimit ‘F*ck, That’s Delicious’.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X