Akuzat për inçest të nipit 21-vjeçar kundër Ricky Martin janë hedhur poshtë. Ditën e djeshme këngëtari i njohur u shpall i pafajshëm, në gjyqin e Puerto Rikos.
Pas shpalljes së vendimit, avokati mbrojtës i Martin u shpreh se ishte një “humbje” kohe, pa asnjë gjë të vërtetë që mund të provohej.
“Ky nuk ishte më shumë se një individ i trazuar që bën pretendime të rreme pa absolutisht asgjë për t’i vërtetuar ato,”-u shpreh avokati.
Por kjo nuk ishte deklarata e vetme. Fill pas mbarimit të gjyqit edhe Ricky Martin ka realizuar një video ku shfaqet i lumtur për rezultatin duke i falenderuar të gjithë që e mbështetën. Tani për të fillon një periudhë “shërimi” siç e quan edhe vetë.
“Unë jam para kamerave sot sepse kam vërtet nevojë të flas në mënyrë që unë të filloj procesin tim të shërimit,” tha Ricky në video. “Për dy javë nuk më lejuan të mbrohesha sepse po ndiqja një procedurë ku ligji më detyronte të mos flisja derisa të isha para një gjyqtari.”
“Falë Zotit këto pretendime u vërtetuan se ishin të rreme, por unë do t’ju them të vërtetën. Ka qenë kaq e dhimbshme. Ka qenë shkatërruese për mua, për familjen time, për miqtë e mi. Unë nuk ia uroj këtë askujt”, shtoi Ricky.
Ai vazhdoi, “Personit që po pretendonte këtë marrëzi, i uroj më të mirat. Dhe uroj që ai të gjejë ndihmën që të mund të fillojë një jetë të re të mbushur me dashuri dhe gëzim dhe të mos lëndojë askënd tjetër. Tani, prioriteti im është të shërohem. Dhe si të shërohem? Me muzikë. Mezi pres të rikthehem në skenë. Mezi pres të rikthehem para kamerave dhe të argëtohem, gjë që bëj më së miri.”
“Faleminderit të gjithë miqve të mi. Faleminderit të gjithë fansave që besuan gjithmonë tek unë. Nuk e keni idenë forcën që më jepni me çdo koment që shkruani në rrjetet sociale. Ju uroj dashuri dhe dritë dhe ja ku jemi, me të njëjtën forcë dhe pasion. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, përfundoi ai.