Rihanna dhe A$AP Rocky janë fotografuar për herë të parë me djalin e tyre.
Çifti u panë duke dalë nga avioni i tyre privat të dielën (14 gusht) pasi u ulën të sigurt në Los Angeles.
Prindërit e rinj mahnitën përsëri me stilin e tyre edhe pse ishin veshur ‘casual.’
Të dy mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, në fillim të këtij viti në maj, dhe ende nuk e kanë zbuluar publikisht emrin.
Këngëtarja e talentuar e mbajti pamjen e saj të thjeshtë dhe komode, duke zgjedhur të veshë një xhup të zi dhe tuta të së njetës ngjyrë.
Prindërit e rinj dukej se ishin në humor të lartë pasi kaluan kohë së bashku në Neë York City dhe me djalin e tyre. Një burim informoi për People se dy yjet janë ‘përshtatur’ me të qenit nënë dhe baba, por ‘po bëjnë shkëlqyeshëm’.
“Djali i tyre është i shëndetshëm dhe Rihanna është e mahnitur prej tij”, shpjegoi burimi i brendshëm, duke shtuar, “Rihanna mezi largohet nga ana e tij. Ajo është një nënë fantastike’.