Sunday, September 22, 2024
spot_img

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

- Advertisement -..

E kemi parë gjatë gjithë shtatzënisë duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, por tani që u bë nënë Rihanna duket se do heqë dorë nga daljet  e saj ekstravagante aq shumë të komentuara.

Rihanna është fotografuar për herë të parë që kur mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin, A$AP Rocky. 34-vjeçare ka qenë në West Hollywood ku paparacët e kapën mat duke hipur në makinë.

Riri kishte veshur rroba të gjera që i mbulonin gjithë trupin. Ajo u shfaq me një bluzë gri dhe pantallona të zeza. Nuk mungonin aksesorët: disa varse të mëdha dhe syzet teksa flokët i kishte bërë topuz.

Themeluesja e ‘Fenty Beauty’ ka sjellë në jetë një djalë, me partnerin e saj, A$AP Rocky më 13 maj në Los Angeles, sipas TMZ .

Dikush që pretendonte se punonte në spitalin ku këngëtarja nga Barbados supozohej se lindi, e postoi lajmin në Facebook. Me sa duket, kur ishte gati të lindte, këngëtarja e ‘We Found Love’ i kishte larguar të gjithë nga dhoma. “Rihanna gati të lindë fëmijën e saj në spitalin ku unë jam duke punuar, ata i larguan të gjithë”, tha punonjësja e spitalit, i cili u ripostua nga ‘Gossip of the City’. Pas pak çastesh, personi ka përditësuar statusin duke thënë se këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë. “Ajo lindi një djalë”, ka shkruar burimi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X