E kemi parë gjatë gjithë shtatzënisë duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, por tani që u bë nënë Rihanna duket se do heqë dorë nga daljet e saj ekstravagante aq shumë të komentuara.
Rihanna është fotografuar për herë të parë që kur mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin, A$AP Rocky. 34-vjeçare ka qenë në West Hollywood ku paparacët e kapën mat duke hipur në makinë.
Riri kishte veshur rroba të gjera që i mbulonin gjithë trupin. Ajo u shfaq me një bluzë gri dhe pantallona të zeza. Nuk mungonin aksesorët: disa varse të mëdha dhe syzet teksa flokët i kishte bërë topuz.
Themeluesja e ‘Fenty Beauty’ ka sjellë në jetë një djalë, me partnerin e saj, A$AP Rocky më 13 maj në Los Angeles, sipas TMZ .
Dikush që pretendonte se punonte në spitalin ku këngëtarja nga Barbados supozohej se lindi, e postoi lajmin në Facebook. Me sa duket, kur ishte gati të lindte, këngëtarja e ‘We Found Love’ i kishte larguar të gjithë nga dhoma. “Rihanna gati të lindë fëmijën e saj në spitalin ku unë jam duke punuar, ata i larguan të gjithë”, tha punonjësja e spitalit, i cili u ripostua nga ‘Gossip of the City’. Pas pak çastesh, personi ka përditësuar statusin duke thënë se këngëtarja ka sjellë në jetë një djalë. “Ajo lindi një djalë”, ka shkruar burimi.