Kush tha që nuk mund të marrësh pjesë në “Met Gala” si statujë? Patjetër që mundesh, sidomos nëse je Rihanna…
Ndërkohë që ‘Bad Gal’ është shtatzënë dhe anashkaloi tapetin e kuq të ‘Met Gala 2022’, ajo bëri një paraqitje më të gjatë se të tjerët në muze … si një statujë. Të martën në mëngjes, Vogue ndau një video në Instagram që tregon këngëtaren e “Diamonds” të përjetësuar në mermer në Muzeun Metropolitan të Artit, me ndihmën e disa efekteve vizuale.
“Statuja e ‘Eirene’ (Personifikimi i Paqes)’ është zakonisht perëndesha e mermerit e profilit më të lartë @themetmuseum në galeritë greko-romake,” shkruhej krah videos- “Por tani kemi @badgalriri, në kopertinën e Vogue të këtij muaji.” Në video, një version dixhital i një statuje të Rihannës qëndron në galerinë e muzeut, me të njëjtën pozë që bëri në kopertinën e revistës në maj 2022.
Duke qenë se Rihanna kishte veshur një kostume të kuqe Alaïa me dantella për kopertinën e saj të Vogue, statuja e këngëtares ishte e detajuar me të njëjtin model dantelle me lule.
Fansat e modës u zhgënjyen kur këngëtarja e “Umbrella” mungoi në ceremoninë e të hënës mbrëma, pasi ajo shquhet për stilin e saj. Tema e këtij viti ishte “Në Amerikë: Një Antologji e Modës” dhe Rihanna ishte një figurë e shumëpritur falë daljeve të saj të guximshme të fundit.
Duket se Rihanna nuk udhëtoi drejt New York për shkak se ndodhet në tremujorin e tretë të shtatzënisë dhe fluturimi nuk rekomandohet për gratë shtatzëna pas 36 javësh.