Rihanna ka pozuar gjatë shtatzënisë për kopertinën e fundit të Vogue.
Këngëtarja dukej sensacionale teksa doli pa të brendshme, e veshur me një trupore të kuqe dantelle gjysmë të tejdukshme dhe taka në të njëjtën ngjyrë.
Flokët e saj të zeza ishin rregulluar bukur në pamje të lagur duke i vendosur ato prapa, teksa pamja e bukurisë përfundoi me buzëkuqin e kuq të mbyllur që merrte vëmendje absolute.
Në intervistë, Rihanna detajoi se si është ‘frikësuar’ duke dëgjuar histori nga gra të tjera që kanë luftuar me depresionin pas lindjes dhe është ‘frikësuar’ të ndihet ‘jashtë kontrollit emocionalisht’ kur lind fëmijën e saj të parë.