Këngëtarja Rihanna ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, ndërsa mori pjesë në mbrëmjen më të madhe të modës Met Gala në New York.
37-vjeçarja tregoi barkun e rrumbullakosur dhe buzëqeshi para kamerave ndërsa u shfaq në tapetin e kuq.
Ylli botëror, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, kanë dy djem.
A$AP Rocky, i njohur si Rakim Mayers, falënderoi gazetarët që e uruan në tapetin e kuq dhe u shpreh: “Është koha t’u tregojmë njerëzve se çfarë po përgatisnim”, tha ai.
“Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, tha A$AP Rocky, duke shtuar: “Jam i lumtur që të gjithë janë të lumtur për ne, sepse ne jemi padyshim të lumtur”.
Djali i parë i çiftit, RZA, lindi në maj 2022, ndërsa djali i tyre i dytë, Riot, lindi në gusht 2023.