- Advertisement -..
Rikthimi i Egli Takos në “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të shumta, mes tyre edhe nga aktori Jul Deda.
Përmes një postimi në Instagram, Deda shprehu zhgënjimin e tij, duke thënë se fillimisht kishte menduar se Egli po mendonte më në fund për veten, por rikthimi e bëri të ndryshojë mendje.
“Kur doli Egli thashë: ‘Bravo, hera e parë që mendon për veten.’ Ja paskan futur kot, Egli nuk di të mendojë për veten. Rikthimi e vërteton këtë. Si mund të kthehesh me vetëdije në një realitet që të çmend,” – shkruan Deda.
