Saturday, July 27, 2024
spot_img

Rita Ora dhe moderatori flasin shqip gjatë emisionit në Skoci

- Advertisement -..

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është surprizuar së fundmi në një emision radio në Skoci.

Teksa ylli i muzikës po jepte një intervistë në emisionin e mëngjesit në Capital FM, mësoi se një nga prezantuesit, i quajtur Fat (emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci) ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova. Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen, me një përshëndetje në gjuhën shqipe.

“Mirëngjesi Rita, mirë se erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua Fat, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip me një “Mirëmëngjesi”.

E entuziazmuar nga kjo përvojë, Rita nuk ngurroi të shprehë çudinë dhe gëzimin e saj.

“Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija. Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, tha këngëtarja në intervistën e saj.

Rita Ora ishte e ftuar për të promovuar këngën e saj të fundit, “Ask And You Shall Receive”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X