Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Këngëtarja e njohur botërore me origjin shqiptare drejt altarit?

- Advertisement -..

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe në një lidhje me regjizorin e filmit Taika Waititi thuhet se po planifikojnë martesën e tyre, pasi çifti i kanë propozuar njëri-tjetrit.

Thashethemet e fejesës rreth çiftit kanë qarkulluar prej disa kohësh, disa thashetheme thonë se regjisori i Thor i ka propozuar në gjunjë artistes natën e Krishlindjes.

Por duket se nuk ishte kështu, miqtë e Ritës kanë zbuluar nuk kishte “asnjë unazë” dhe se dyshja po planifikojnë një martesë të thjeshtë shumë shpejt për të “formalizuar” marrëdhënien e tyre.

Insajderi thotë se çifti, i cili “nuk mund të ishin më të lumtur” dhe është raportuar se dy yjet do të lidhin kurorën sapo të marin pushimet, nga axhenda e tyre e ngjeshur.

Këngëtarja sapo ka përfunduar “The Voice of Australia”, teksa ishte juri, ndërsa regjisori Taika është i zënë duke punuar në një numër filmash.

“Nuk ka asnjë unazë. Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht i thanë njëri-tjetrit pothuajse në të njëjtën kohë: ‘Unë dua të martohem me ty’. Është vërtet romantike dhe pikërisht ashtu siç janë bashkë”.

Ata vazhduan të pohonin se dyshja e dashur planifikojnë të bëhen burrë e grua jashtë vendit, përpara se të zhvillojnë një festë të madhe në Londër me të gjithë miqtë e tyre të famshëm.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X