Saturday, September 21, 2024
spot_img

Rita Ora iu mëson fansave të saj se si të gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare 

- Advertisement -..

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e ka treguar gjithmonë se është krenare për prejardhjen e saj dhe një fanse numër një kur vjen puna tek ushqimet tradicionale të vendit tonë.

Rita ka treguar disa herë se në familjen e saj flitet shqip dhe se ruhen traditat shqiptare ku kryesisht gatuhen ushqime tradicionale shqiptare.

Artistja ka postuar së fundmi disa video në rrjetet sociale ku tregon për ndjekësit e saj se si mund të bëhet një byrek me spinaq apo taratori. Këto dy specialitete Rita duket se i pëlqen shumë teksa ka zbuluar dhe recetën se si përgatiten.

Në një video në “Tik Tok”, këngëtarja e hitit “R.I.P” ka vendosur në sfond melodinë e “Valles së Rugovës” (remix) teksa tregon për fansat ingredientën që duhen dhe si bëhet.

@ritaora

How I make fresh kosovan tarator – I like the water from the cucumber makes it’s thinner for me personally but you don’t have to do it my way! Enjoy!! #fyp #foryoupage

♬ Kosova – DJ Gimi-O
Ndërsa në  InstaStory ajo ka treguar procesin e përgatitjes së byrekut me spinaq.
Kam një byrek në furrë. Një byrek traditcional ymm”– shkruan Rita krahas fotos që ka postuar teksa duket byreku brenda në furrë.
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X