Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e ka treguar gjithmonë se është krenare për prejardhjen e saj dhe një fanse numër një kur vjen puna tek ushqimet tradicionale të vendit tonë.
Rita ka treguar disa herë se në familjen e saj flitet shqip dhe se ruhen traditat shqiptare ku kryesisht gatuhen ushqime tradicionale shqiptare.
Artistja ka postuar së fundmi disa video në rrjetet sociale ku tregon për ndjekësit e saj se si mund të bëhet një byrek me spinaq apo taratori. Këto dy specialitete Rita duket se i pëlqen shumë teksa ka zbuluar dhe recetën se si përgatiten.

Në një video në “Tik Tok”, këngëtarja e hitit “R.I.P” ka vendosur në sfond melodinë e “Valles së Rugovës” (remix) teksa tregon për fansat ingredientën që duhen dhe si bëhet.
“Kam një byrek në furrë. Një byrek traditcional ymm”– shkruan Rita krahas fotos që ka postuar teksa duket byreku brenda në furrë.

