Mbrëmjen e sotme, banorët e mbetur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kanë vednsour që të shijojnë një darkë të qetë të ofruar nga Vëllai i Madh. Në përgjithësi, banorët kanë zgjedhur që ditën e sotme të mos e kalojnë më debate të forta por të jenë më të qetë dhe pse jo pak melankolik, duke kujtuar momentet më të bukura në shtëpi.
Ndërkohë që Franceska ka pyetur fillimisht Meritonin, ky i fundit nuk ka preferuar të përgjigjet dhe më pas banorja ka pyetur Romeon.
Romeo: E gjithë pjesa e dasmës mua më ka pëlqyer shumë. Edhe ajo pjesa para dasmës, të gjitha përgatitjet. Jo e kam jetuar, por më është dukur vetja në Dhërmi, nuk më është dukur fare këtu. Që nga momenti i ftesës aty, bisedat, përgatitjet, pastaj pritja në altar. Vetëm po mendoja pse nuk janë prindërit.