Monday, October 7, 2024
spot_img

Ronela Hajati rrëfen momentin më të vështirë në karrierë

- Advertisement -..

Ronela Hajati nuk arriti të prek finalen e Eurosong por siç e ka thënë edhe ajo vet, fitoi publikun.

Në paraqitje të shumta në clube dhe në koncerte në Itali, ku publiku është nga e gjithë Europa, Ronela mori mbështetje të jashtëzakonshme.

Ronela Hajati ka dhënë një intervistë të sinqertë, të hapur për “A Live Night”, në Top Albania Radio.

Ajo ka treguar dhe momentin më të vështirë të karrierës së saj, dhe vështirësitë me të cilat i është dashur të përballet në botën e muzikës.

“Mua gjëja më e keqe që më ka ndodhur nga kjo rënie nuk është vrasja, por zhgënjimi. Unë jam vajzë e vetme dhe të shtëpisë sime nuk më kanë ndjekur nga pas kur kam vendosur që muzika të ishte profesioni im. Nuk kanë qenë shumë dashamirës. Kanë dashur që muzika të ishte kulturë, një plus përtej një profesioni. Ndaj nuk më kanë përkrahur në pjesën e investimit. Muzika në fillim do shumë investim derisa ti të njihesh. Unë këtë nuk e kam pasur. Absolutisht që gëzoheshin shumë kur merrnin reagimet pozitive të njerëzve.
Unë kisha vetëm miq njerëzit që mund t’i besoja më shumë. Por miq të mirë ngelen shumë pak në jetë. Shumica shkojnë e vijnë. Kur ti beson shumë, edhe zhgënjehesh shumë. Kur zhgënjehesh, qan. Unë kam qenë tip i ndjeshëm, shumë naive, shumë emotive. Absolutisht që kur je në një botë të egër, në një xhungël si puna e muzikës, edhe po mos të kenë gjë për ty, do shpikin. Fjalët ndonjëherë shkonin në veshët që nuk duheshin, dhe punët e mia prisheshin. Unë normalisht i përjetoja shumë rëndë. Por nuk e tregoja që isha keq, gjithnjë qeshja. Të vetmit në fund të ditës që merakosen, janë vetëm mamaja dhe babai. Tani mburoja është e fortë si spartanët. Hermetike, nuk dua që askush të dijë asgjë për mua.”- tregoi ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X