Wednesday, December 11, 2024
spot_img

Rozana Radi dhe Sany fitojnë “Këngën Magjike 2024”!

- Advertisement -..

Rozana Radi dhe Sany janë fituesit e edicionit të 24-t të “Kënga Magjike 2024”! Kënga “Akoma“mori kupën e fitores së festivalit magjik me 1452 pikë.

Në vend të dytë ata u ndoqën nga Eneda Tarifa dhe Ronela Hajati.

Pikët e publikut ishin vendimtaret që përcaktuan fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë duke ndryshuar renditjen.

Marsela Çibukaj u dorëzoi kupën e fitores dy artistëve që bashkuan dy kultura e gjuhë në një këngë që mori votat e jurisë, artistëve e publikut.

Ndërsa hynë fitimtarë në skenë duke ngritur lart kupën, Rozana u shpreh se ndodhet në një periudhë të vështirë, por e gjen forcën për të fluturuar. Këtë kupë ajo ia dedikoi xhaxhait të saj të ndjerë, Françesk Radit.

Rozana Radi: Kjo është kupa juaj, e publikut të mrekullueshëm shqiptar, e muzikës që bashkon popuj, që nuk njeh kufij, që nuk njeh asgjë. Unë Ardit po kaloj një periudhë jo të mirë në jetën time me thënë të drejtën, por jam mësuar të fluturoj lart dhe të mos shikoj gjëra që më pengojnë, gjëra që më shqetësojnë, gjëra që më bëjnë të qaj kështu që do t’u thoja të gjithë vajzave dhe djemve të rinj, fluturoni sa më lart. Këtë kupë dua t’ia dedikoj një njeriu që dha shpirtin për muzikën, i cili sot duhet të ishte këtu me mua, ai nuk është më këtu. Françesk Radi, kjo është për ty, faleminderit për muzikën!

Sany Dimitri: Faleminderit shumë! Së pari, falenderoj të gjithë artistët që morën pjesë në këtë festival. Është një nder të jem këtu dhe një kënaqësi e nder i madh. Nuk di ç’të them tjetër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X