Thursday, May 29, 2025
spot_img

Rrëfimi prekës i Tunës, tregon dhimbjen më të madhe të jetës

- Advertisement -..

Këngëtarja e njohur shkupjane Altuna Sejdi – Tuna, ka ndarë një nga rrëfimet më prekëse të jetës së saj në një intervistë të fundit në emisionin “The Dalina Show”.

Këtë herë, artistja foli me sinqeritet për vështirësitë e mëdha që kaloi gjatë shtatzënisë së saj të dytë, periudhë e cila përkoi me ngjarje dramatike në familjen e saj.

“Unë me Patrisin u divorcuam në shtatzëninë time të dytë dhe ishte një vendim shumë i vështirë në atë kohë”, – tha këngëtarja e hitit “Bileta”, duke shpalosur për herë të parë emocionet dhe peshën që kishte marrë përsipër.

Pas ndarjes, ajo u kthye në Shkup, qytetin e saj të lindjes, por një kthim që nuk ishte aspak i lehtë. “Kisha vite që nuk jetoja më në Shkup. Isha jashtë rrjedhave, jashtë gjendjes së zakonshme që e kisha njohur dikur.

Dhe pikërisht atëherë, më ndodhi gjithçka”.

Në një rrëfim që lë pa fjalë, Tuna tregoi se brenda vetëm një jave, nëna e saj u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa babai pësoi infarkt. E ndërkohë, ajo ishte në pritje të djalit të saj të dytë.

“Prandaj Zeni [emri i djalit] është Zen” – shpjegoi ajo. “Sepse ishte lufta ime për qetësi, për balancë – që ta mbaja shpirtin tim të qëndrueshëm dhe ta përgatisja veten për rolin e ri si një nënë e vetme”.

Këngëtarja u shpreh se në atë periudhë, divorcin e kishte lënë si një çështje dytësore, pasi përballë kishte beteja shumë më të mëdha: “Ishte aq shumë për të përballuar, saqë thjesht divorcin e lashë anash.

Nuk ishte më prioritet, sepse familja ime kishte nevojë për mua, dhe unë duhej të isha e fortë”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X