Këngëtari Ardit Çuni, i cili ishte pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka bërë deklarata të forta ndaj organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH.
Gjithçka nisi nga një intervistë virtuale që ai realizoi në rrjetet sociale me ndjekësit.
“Do marrësh pjesë në Festivalin 61 si konkurrent?”- ishte pyetja e një ndjekësi që u pasua nga një përgjigje e ashpër e Ardit Çunit.
Këngëtari shkruan se RTSH-ja duhet t’i likuidojë borxhet që i ka që nga “Eurovision 2022.” Më tej, Çuni shton se buxheti i shtetit nuk është përdorur për artistin që ka përfaqësuar vendin tonë në Eurovision. Sipas tij buxheti përdoret për të bërë qejfe personale dhe për çoka ndaj drejtuesve.
“Ndoshta kur RTSH të më likiudojë borxhet që më kanë akoma nga Eurovision 2022…. Ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetin të mbledhura nga taksat tona për artistin dhe performancën e tij/ saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar teksat apo çokat e drejtuesve. Ops, sorry not sorry që e thashë”– shkruan Arditi.
