Thursday, May 16, 2024
spot_img

Rubeola tek fëmijët! Çfarë duhet të dini!

- Advertisement -..

Rubeola është sëmundje ngjitëse dhe kaktohet nga një virus.
Përhapet me spërklat e pështymës.
Inkubacioni zgjat 2-3 javë.


Shenjat:
Temperaturë ,skuqje fyti, kollë , rrjedhje hundësh.
Shfaqja tipike e ekzantemës ( puçrave) të lëkurës; që në fillim shfaqet në fytyrë. Përhapet më pas në të gjithë trupin. Kjo skuqje është shpesh shenja e parë që prindi vëren. Ajo mund të shfaqet në mënyrë të ngjasjhme me viroza të tjera, mund të shoqërohet me kruarje të lehtë dhe të zgjasë drei në tri ditë.
Shoqërohet me zmadhim të gjëndrrave limfatike të qafës.


❌KUJDES❌
Një grua shtatzënë e pavaksinuar që infektohet me virusin e rubeolës mund të bëj abort apo lindje të parakohshme.
Transmetimi i virusit në fetus gjithashtu mund të shkaktojë komplikacione të rënda si probleme kardiake, humbje të dëgjimit apo shikimit, vonesë mendore, dëme të mëlçisë apo shpretkës.
♦️Rreziku më i madh është kur nëna infektohet në fillim të shtatzënisë, veçanërisht në tre mujorin e parë, duke shkaktuar defekte të lindura në muret e brendshme të zemrës, ose verbëri kongjenitale.
Parandalimi:
Nëpërmjet vaksinimit të detyrueshëm me vaksinën MMR.
Disa këshilla:
➡️ Vaksina nuk duhet të bëhet në shtatzëni apo në gra që duan të ngelen shtatzënë brenda një muaji nga data e vaksinimit.
➡️Nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni, sigurohuni të jeni imun ndaj rubeolës përmes analizës së gjakut.
➡️Nëse nuk jeni vaksinuar, duhet ti nënshtroheni vaksinës të paktën një muaj para shtatzënisë.
➡️IgM e pranishme flet për mbrojtje nga vaksina ose infeksion që mund të ketë kaluar në të shkuarën.
IgG është tregues i një infeksioni së fundmi.
➡️Kur të dyja janë pozitiv tregon për infeksion akut

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X