Vijat në ballë nuk janë më shenja të moshës. Ngarkesat e përditshme dhe lodhja mund t’i krijojnë vijat e padëshiruara, jashtë çdo kontrolli. Mund të jenë thjesht shenja të detyrave dhe shtimit të përgjegjësive. Nuk është shumë e këndshme të dallosh shenjat e plakjes nëse nuk je e përgatitur. Shumë prej jush mund të kenë kërkuar për disa zgjidhje natyrale kundër këtyre vijave në fytyrë. Dhe ato ekzistojnë. Le të zbulojmë teknikat më të përhapura për heqjen e rrudhave nga balli.
Xhel Aloe Vera me të bardhën e vezës
Si Aloe Vera dhe e bardha e vezës janë burime të vitaminës E, që njihet si vitamina e rinisë. Bëj një pastë me dy përbërësit dhe vendose butësisht mbi ballë. Mbaje pastën pesëmbëdhjetë minuta dhe laje me ujë të ngrohtë për rezultatet e duhura.
Masazh fytyre në shtëpi
Maskat e fytyrës që nuk përmbajnë kimikate janë efikase për rrudhat e ballit. Pasi ta vendoësh maskën me gjithë produktet natyrale që përdor, mos i lëviz muskujt e fytyrës. Po t’i lëvizësh, mund të jetë e dëmshme për vijat e ballit.
Masazh me vaj ulliri
Tani, le të vijmë te masat aktive. Merr vaj ulliri ekstra të virgjër. Duhen vetëm pak pika rregullisht. Masazho zonën rreth rrudhave me vaj të ngrohtë ulliri nga poshtë lart për dhjetë minuta.
Masazh me agrume
Agrumet, portokallet dhe limonat janë të pasura me vitaminë C dhe E që janë thelbësore për një lëkurë të shëndetshme. Ato janë shumë të mira për të ruajtur butësinë e lëkurës. Përveç tulit edhe lëkurat janë njëlloj të efektshme. Mund të përdorësh maska me agrume për pjesët e rrudhosura dhe në afat të gjatë të çlirohesh nga pikat e zeza.
Vaj lini
Vaji i farave të linit ëshë mënyra më e mirë e përkohshme kundër rrudhave të ballit. Rrudhat do zhduken nëse konsumon 2 ose 3 lugë gjelle vaj lini për dy javë. Edhe vaji i recinit ka të njëjtin efekt.
Një stil jete i mirë
Je e sigurt që po ndjek stilin e duhur të jetës? A ha shëndetshëm? A fle në orar? Ndihesh e lodhur në fund të ditës? Të mërzitin gjërat e vogla që ndodhin rreth teje? Përgjigjet për këto pyetje janë të mjaftueshme për të bërë të kuptosh nëse po bën stilin ideal të jetës. Në fillim të 40-ave duhet të bësh disa ndryshime të rëndësishme në dietë dhe jetën rutinore. Nuk di si ta arrish? Shto shumë perime të gjelbra dhe antioksidantë në dietë. Bëj palestër ose ecje të paktën gjysmë ore në ditë. Provoje për një muaj. Do e dallosh ndryshimin në fytyrë automatikisht.