Aktorja Rudina Dembacaj ka realizuar një ‘bisedë’ virtuale me ndjekësit e saj, ku pyetjet që iu drejtuan ishin nga më të ndryshmet.
Mes të tjerash një ndjekës i shkruan Rudinës: “Si e ke menaxhuar gjithë këtë fasadën fallco që na rrethon në vend pa e humbur origjinalitetin?”
Në përgjigjen e saj Rudina Dembacaj sqaroi se shpesh “ka pësuar” vetë, pasi është natyrë e drejtpërdrejtë. Më tej aktorja shton se ndjen keqardhje për disa gra që nuk bëjnë dot gjërat që duan pasi kanë bërë kompromise.
“Shpesh ja kam “futur” vetes duke folur shumë troç, por më mirë më ka dalë.
Ndjej keqardhje për supergra që janë të investuara në imazh por nuk rrinë dot me burrin që dashurojnë, për shkak se kanë bërë kompromise.
Shoh personazhe që përfaqësojnë diçka, kanë gjithçka, luks, udhëtime pa numër etj etj… por s’kanë më të rëndëshishmet:
1. Lirinë (nuk thonë dot mendimin e vërtetë)
2. Pavarësinë (duhet të rrinë aty për kompromise)
Unë dua të plakem duke luftuar për lumturinë.”- shkruan Rudina Dembacaj.