Rudina Dembcaj duket se ka gjithmonë diçka interesante për të tërhequr vëmendjen e publikut. Së fundmi aktorja ka publikuar një foto romantike me Mark Frrokun.
“Daja (zemër), presoni më i mirë dhe më i sjellshëm në botë”, shkruan Valbona, mbesa e Markut.
Por Rudina nuk i ka kursyer një përgjigje, të sjellshme por pa munguar edhe një thumb i ëmbël, pasi ai komplimentoi vetëm Markun.
“Më duket vetja pak më e mirë”, i shkruan ajo në kuadër të humorit.
“Hahaha. Je absolutisht mahnitëse. Dhe super qesharake mezi pres të të takoj”, ja kthen mbesa e Markut e cila si duket jeton jaht vendit dhe nuk e ka takuar asnjëherë nusen e re të dajës.