Megjithëse aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh kurorëzoi dashurinë e saj me Mark Frrokun, ndjekësit ende i kujtojnë ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfajn.
Kështu ka ndodhur së fundmi me një ndjekës të saj në rrjetin social Instagram, i cili i ka rikujtuar historinë e saj me ‘mekanikun’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua.
“Na hape barkun. Shyqyr të ftilluan se me mekanikun ke qenë o Zot ibret, s’u shikoje”- shkruan ndjekësi, i cili ka marrë një përgjigje të ashpër nga ana e Rudina Dembacajt. Aktorja vendosi ta publikojë ‘komentin’ e ndjekësit, dhe t’i përgjigjet me emojin-ë e gjishtit të mesit.
Rudina dhe ish-deputeti Mark Frroku nisën një romancë pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj , me të cilin ka edhe një vajzë, Viktorian.
Që pasi bëri publike lidhjen e tyre, Rudia Dembacaj poston herë pas here në rrjetet sociale copëza nga përditshmëria e tyre. Megjithatë së fundmi ndjekësve të saj i është dukur sikur postimet me bashkëshortin e saj janë më të rrallë. Në bisedën virtuale që Rudina zhvilloi në Instagram, dikush i tha se e poston shumë rrallë bashkëshortin e saj.
“Nuk ta ha njeri mësysh Markun jo, që e nxjerr rrlllë”- shkruan ndjekësi, ndërsa Rudina përgjigjet: “Ua po unë e nxjerr orë e minut”
Pak kohë më parë Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Mark Frroku janë gati për tu bërë prindër.
Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.
Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo. Por sot ajo zbuloi se për momentin “i ka shtyrë” planet për fëmijë.
Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.
Nga ana tjetër Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin. Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’.