Wednesday, September 25, 2024
spot_img

Rudina Dembacaj rikthehet si moderatore, zbulohet emisioni i ri veror që po sjell

- Advertisement -..

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj do rikthehet në ekran si moderatore sërish, këtë herë me një projekt veror.

Ajo ka moderuar ‘Mos i fol shoferit’ para se t’i bashkohet “Klanifornia” teksa ka qenë shumë aktive me role të ndryshme në kinema dhe teatër. E duket se tashmë ka ardhur koha të rikthehet tek roli si prezantuese.

Sipas “Kryefjala.com”, Rudina do sjellë së shpejti një program veror me personazhe të ndryshme të cilat do vihen përballë sfidave gazmore. Emisioni do jetë një herë në javë në ‘Tv Klan’ dhe ka qenë ide e Turjan Hyskos, që është autor i “Klanifornia”.

Vetë Rudina nuk ka zbuluar ende asnjë detaj rreth këtij projekti. Sa i përket jetës personale ajo ka qenë gjithmonë e hapur. Aktorja e ka shprehur disa herë dëshirën për të pasur një fëmije të dytë. “Po, e kam menduar shpesh! Është mendim i bukur, për sa kohë mbetet i tillë. Përtej shakasë, kur ta falë Zoti, do e mirëpres, por për momentin jam e fokusuar te gjëra të tjera.”-tha ajo disa kohë më parë.

Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Mark Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor 2021 kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X