Friday, November 1, 2024
spot_img

Rudina Magjistari thyen rregullat e saj, publikon si rrallëherë foto të vajzës

- Advertisement -..

Edhe pse është 6 ditë të javës në ekran, Rudina Magjistari është shumë e rezervuar rreth jetës personale. Gjë që reflektohet edhe në rrjetet sociale ku ndonëse është aktive rrallë ndan foto me të bijën, Mia, dhe bashkëshortin. Por, së fundmi e ka bërë një përjashtim.

Prej disa ditësh, Rudina ndodhet me pushime në Afrikë dhe ka publikuar disa foto të Mias. Ajo shihet e veshur me rrobabanjo teksa luan në det.

Rudina dhe bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami, kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë, dhe moderatorja nuk i kursen fjalët e mira për partnerin e saj. Në një intervistë të para disa javëve, Rudina tha se edhe pse punë e tyre kërkojnë shumë kohë, ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetirn. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”– tha ajo.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X