- Advertisement -..
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur së fundmi për raportin që ka me bashkëshorten e djalit të tij Shkelzenit, Armina Mevlanin.
Ai tha se blogerja i drejtohet atij me emrin “Doktor”, ndërsa tha se janë edhe ‘kolegë’ në TikTok dhe Instagram.
“Doktor. Ndërkohë jemi kolegë në TikTok dhe në Instagram”, tha Berisha.
Më tej, Berisha u pyet se cilin do më shumë nga fëmijët e tij por ai i surprizoi me përgjigjen duke thënë se e para në listë vjen bashkëshortja e tij, Liri Berisha.