Për herë të dytë, ish-banorët e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni dhe Bardhi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, këtë herë sipas zakoneve myslimane. Çifti, prindër të vajzës Nea, ka ndarë me ndjekësit foto nga ceremonia e tyre dhe ka shpërndarë fjalë të ngrohta për njëri-tjetrin.
Sara, e veshur me hixhab të bardhë, ka sqaruar në Instagram se nuk është konvertuar në fenë islame, por se ka zgjedhur të martohet sipas traditave të partnerit të saj. “Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve të tij, me dashurinë e zemrës sime prej grifshe”, ka shkruar ajo.
Po ashtu, Sara ka ndarë një foto të çiftit në story, ku ka shprehur: “Do të martohesha me ty përsëri, përsëri, përsëri dhe përsëri.”
Bardhi ka bërë një dedikim më të gjatë dhe më të ëmbël, duke shprehur se kishte pritur me padurim kurorëzimin e tyre në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në ditën e premte. Ai ka falenderuar Sarën për durimin e treguar gjatë vitit të kaluar dhe për përshtatjen me zakonet islame.
“Unë po prisja me padurim që kurorëzimi (nikahu) im me Sarën të bëhej në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe të ishte ditë e premte (E Xhuma). Me ndihmën e Zotit m’u realizua dëshira, veç na u desht me prit 1 vit. Faleminderit saragjordeni që pate durim 1 vit për këtë ditë të shenjtë për ne të dy, edhe që për ditën e sotme u përshtate zakoneve të fesë islame, e veç dua të të them që shumë të ka hije!”, ka shkruar Bardhi në Instagram, krahas fotove të çiftit.

