Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” Sara Gjordeni e ftuar në podkast, ka ndarë me publikun diçka më shumë nga jeta si nënë, nga ardhja në jetë e të voglës Nea dhe planet për të ardhmen.
Sara Gjordeni tashmë është e martuar me këngëtarin Bardhi, të njohur brenda shtëpisë së famshme të “Vëllait të Madh” dhe tani prindër të një vajze.
Sara ka treguar se Nea ishte një mrekulli që u erdhi në kohën më të vështirë që ata të dy po kalonin. Sipas llogaritjeve të mjekëve, Sara ka ngelur shtatzanë në datën 19 mars dhe kur është futur për tu rikthyer pas në atë ditë, ka gjetur një fragment teksa Bardhi po fliste me barkun e Sarës duke thënë: “Babi, a do të vish? Të lutem hajde, na sill diçka të bukur se jemi shumë të mërzitur.”
“Sipas mjekëve, sigurisht ata me përllogaritjet e tyre gjejnë edhe datën e ngjizjes së bebit dhe për ne ishte data 19 mars, sipas mjekëve. Kur jam futur në datën 19 mars për të parë se çfarë ishim duke bërë, në orën 2 të mëngjesit të datës 19 mars, është Bardhi te barku im që flet dhe thotë ‘babi, a do të vish? Të lutem hajde, na sill diçka të bukur se jemi shumë të mërzitur.”
Gjordeni ka prekur dhe njëherë temën e komenteve negative, me të cilët i është dashur të përballet për shumë kohë pas daljes nga BBVA. Ndër të tjera ajo ka rrëfyer dhe planet për një familje të madhe, e cila është dëshira me e madhe e saj dhe Bardhit, shkruan Newsbomb.al
“Jemi përplasur me komente jashtëzakonisht të këqija që mendoj edhe nëse do të kisha vrarë dikë nuk do të kisha marrë atë lloj ‘feedback’-u që mora. Fatkeqësia më e madhe ishte që u detyrova ta them sepse nuk jam më ajo që mund t’i përballoja këto komente. Ndaluni sepse kam një jetë brenda dhe nuk duhet, nuk është më okej kjo gjë. Por kur Nea filloi të lëvizte dhe fillova ta ndiej që është brenda meje, nuk pati më asgjë që mund të më prekte.
Mund të vijë ndonjë beb tjetër…Ne duam… opa! Ne duam një familje shumë të madhe, sigurisht që besojmë shumë në Zot, besojmë që meritojmë të kemi një familje të madhe, të gjithë meritojnë të kenë një familje të madhe ose ashtu siç ua do zemra, por ne do të përpiqemi… pastaj se ç’na sjell Zoti, kur, çfarë gjinie, s’ka rëndësi. Rëndësi ka që ata që kemi do të kujdesemi si dritën e syve se jemi të dy shumë të dhënë pas fëmijëve”, u shpreh.