Saturday, June 7, 2025
spot_img

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledrin, konfirmohet lidhja e re!

- Advertisement -..

Rreth dy muaj më parë, shkruajtëm për një histori të re që pritej të niste për Sara Hoxhën. Pas ndarjes nga Ledri, duket se edhe për blogeren tashmë është momenti që të nisë një lidhje të re dashurie.

Në atë kohë shkruam se kohët e fundit Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet sociale të Tiranës. Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmenëve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës.

E kur kanë kaluar shumë pak nga ky lajm, duket se lidhja është konkretizuar. Në media të ndryshme, ka qarkulluar lajmi se tashmë Sara ka nisur një histori të re dashurie, që po e mban shumë diskrete.

Sara dhe djaloshi në fjalë janë parë së bashku jo vetëm në Tiranë, por edhe në jug të vendit. Miqtë e ngushtë pranë saj, refuzojnë që të ndajnë detaje nga kjo histori, duke u shprehur se nuk dinë asgjë për romancën e re.

Megjithatë, dyshja tashmë ka nisur të ‘pikaset’ nga sytë e kureshtarëve, duke qenë tashmë vetëm çështje kohësh për të pasur edhe foton e parë të këtij çifti.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X