Italia është gjithmonë një zgjedhje e mirë.
Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi i njohur si Dj PM kanë vendosur që udhëtimin e tyre të parë jashtë Shqipërisë ta bëjnë në shtetin fqinj. Pikërisht në Firence.
![](https://i0.wp.com/blogin.al/wp-content/uploads/2022/05/sarah-berisha-dj-pm-.jpg?resize=615%2C764&ssl=1)
Çifti është shfaqur bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke vizituar qytetin italian. Po ashtu atyre i është bashkuar në këtë udhëtim edhe ish-konkurrenti tjetër i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa.
![](https://i0.wp.com/blogin.al/wp-content/uploads/2022/05/sara-pj-kledi.jpg?resize=576%2C1024&ssl=1)
Nuk dihet se sa do zgjasë pushimi i çiftit por kjo është ‘arratisja’ e tyre e parë teksa këto kohë kanë vendosur të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të ekspozojnë më shumë lidhjen e tyre duke ndarë me ndjekësit foto e video.
Në një nga intervistat e tij të pakta të dhëna së fundmi PM foli për lidhjen e tyre duke u shprehur se edhe pse janë në distancë ndonjëherë kjo i ndihmon sepse i merr më shumë malli për njëri-tjetrin.
Ata kanë deklaruar është ende shumë herët që ajo dhe PM të marrin hapa seriozë për lidhjen e tyre.