Thursday, November 14, 2024
spot_img

Sarah Berisha i jep urimin më të bukur Dj PM

- Advertisement -..

Pajtim Krasniqi, i njohur thjesht si DJ Pm feston sot ditëlindjen dhe urimin më të ëmbël e mori nga partnerja e tij Sarah Berisha.

Çifti i dashur i showbizit shqiptar po e kalon bashkë këtë ditë të veçantë duke u arratisur nga të tjerët, në një vend bregdetar. Prej andej blogerja ka ndarë një video me të duke shkruar: “Faleminderit që je pjesë e jetës sime. Gëzuar ditëlindjen.”

Kjo është ditëlindja e parë që ata festojnë bashkë e fansat e tyre shpresojnë të pasohet nga shumë të tjera.

PM dhe Sarah nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë. Blogerja ka treguar se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.

Për planet e të ardhmes? Është ende shumë herët të flasin. “Nuk e kemi menduar të ardhmen. Po shijojmë këtë fazën kështu dhe unë nuk mund të lëviz jashtë Shqipërisë. Edhe PM ka familjen dhe punën në Kosovë është shumë shpejt. Më vonë nuk i dihet.”–ka pohuar Sarah.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X