Saturday, July 27, 2024
spot_img

Sarah Berisha në darkë me DJ PM dhe Donald Veshajn: Më shpëtoni nga këta të dy

- Advertisement -..

Tre ish-banorët e Big Brother VIP, çifti Sarah Berisha dhe DJ PM kanë ruajtur shoqërinë me aktorin Donald Veshaj edhe pas përfundimit të edicionit të parë të spektaklit.

Ata janë takuar së bashku teksa kanë shijuar një darkë nga ku edhe nuk kanë munguar postimet e ndryshme në llogaritë përkatëse në Instagram.

Ishte Donaldi ai që solli disa pamje nga darka e tyre e përbashkët ku e ngacmonin Sarën me shaka duke e pyetur pse akoma nuk e ka llogarinë e Instagramit të verifikuar, ashtu siç e ka ai dhe PM.

Më pas të njëjtin postimi e ka shpërndarë dhe blogerja teksa sipër shkruan: “më shpëtoni nga këta të dy”, duke iu referuar Donaldit dhe DJ PM.

Më pas, Veshaj postoi edhe një imazh përkrah DJ nga Kosova, me të cilin krijojë një shoqëri të fortë gjatë qëndrimit në BB VIP.

“Do inteligjencë, punë dhe disiplinë për të bërë një foto të tillë”, ka shkruar Donaldi në foton me PM.

Ndërkohë, kujtojmë që Donaldi po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore që nga përfundim i Big Brother VIP.

Ditë më parë aktori dhe këngëtari ka publikuar këngën “Picasso” në bashkëpunim me Romeon dhe Elgit Dodën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X